Kalo te lënda

Gërvalla: Vrasësit nuk do t’i shpëtojnë ligjit

fotoVN2223KKDonika Gërvalla, e bija e patriotit Jusuf Gërvalla ka deklaruar se as një vrasës, qoftë i kohërave të vjetra apo të reja, nuk do të mund t’i shpëtojë dënimit të merituar.

“Shteti ligjor në Evropë i ka duart e gjata. Sot u ekstradua në Gjermani Josip Perkovic, i cili akuzohet të jetë një prej vrasësve të UDB-së. Ai nuk do të mund t’i shpëtojë dënimit të merituar. Unë jam shumë e sigurt që edhe vrasës të tjerë, të kohëve të vjetra dhe më të reja, nuk do të mund t’i shpëtojnë dënimit të merituar.

Shpresoj që peshqit e vegjël të kuptojnë më në fund që nuk u ka mbetur edhe shumë kohë për të shpëtuar lëkurën e tyre duke bashkëpunuar me organet e drejtësisë dhe duke ndihmuar në zbulimin dhe kapjen e peshqve të mëdhenj. Koha do t’i dënojë ata që lajmërohen me vonesë. Shoqërinë tonë e pret një kohë e mbushur me ngjarje dhe surpriza”, ka shkruar Donika Gërvalla në facebook.

Lini një koment