Kalo te lënda

Buxhovi: Feja po keqpërdoret për interesa të grupeve

buxhovi-ldk-po-e-keqp-euml-rdor-kultin-e-rugov-euml-s_hd(E plotësuar) Duke folur për debatet që po zhvillohen për fenë, publicisti dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi vlerëson se ato i kanë kaluar caqet e fesë, duke devijuar në debat për interesa grupesh të ndryshme politike.

“Debati për fenë po keqpërdoret për qëllime politike. Politikanët po e shfrytëzojnë fenë për qëllime elektorale”, tha Buxhovi në “Rubikon”.

Thotë se nuk është kundër respektimit të fesë dhe normave fetare, por sipas tij, është e papranueshme që liderë partishë e institucionesh të shkojnë në xhamia dhe në rituale të ndryshme fetare, meqë Kosova është shtet laik.

Thotë se Kosova është në krizë vlerash dhe, si pasojë e keq qeverisjes, secili e sulmon dhe shpif në adresë të secilit.

Sipas Buxhovit, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës duhet të dalë në mbrojtje të figurave nacionale dhe historike, të cilat çdo ditë atakohen dhe njollosen nga individë të ndryshëm.

“Politika në Kosovë është jashtë çdo kontrolli, e kjo është e pafalshme”, tha Buxhovi. /Telegrafi/ —————————————————————-

Buxhovi: Me shpifjet kundër meje deshën ta diskreditojnë LDK-në

(E plotësuar) Publicisti dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, lidhur me debatet për vrasjen e vëllezërve gërvalla dhe Kadri Zekës, thotë se duhet ta thotë fjalën shteti gjerman e jo individë të ndryshëm, sepse me përmendjen e merave të ndryshëm sikur po përpiqemi t’ia marrim mëkatet Serbisë.

“Ka ekzistuar rivaliteti midis grupeve marksiste leniniste shqiptare, por fjalën e fundit duhet ta thotë drejtësia gjermane”, tha Buxhovi, duke thënë se eliminimi i grupit të vëllezërve gërvalla ka të bëjë edhe me konfrontimin mes Lindjes dhe Perëndimit, pra mes grupeve majtiste dhe djathtiste.

Buxhovi tha se nuk mund të thotë se UDB-ja serbe i ka vrarë vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, derisa këtë nuk e thotë drejtësia gjermane.

Ai ka komentuar deklaratat e bëra në media nga Hysen Gega, se “Buxhovi ka qenë pjesë e UDB-së dhe se ka krijuar aktivitetin e vëllezërve Gërvalla…”.

“Kjo është një pjesë e gënjeshtrës së bërë kur ka dalë në skenë LDK-ja… Atë njeri kurrë nuk e kam parë, sepse ai ka qëndruar nëpër pjesë të qytetit ku kanë ekzistuar klube dhe bordele, dhe ku kanë qëndruar njerëz që janë pjesë e grupit terrorist, marksist-leninist, të cilin e kam quajtur ‘Fronti i kuq’”, tha Buxhovi, duke thënë se hetuesia gjermane do të merret me ta.

“Pra bëjnë fushatë ndaj meje, sepse jam një nga themeluesit e LDK-së. Pra duke më goditur mua kanë dashur ta godasin LDK-në, duke dashur ta cilësojnë si parti të UDB-së”, tha Buxhovi, ruke vllerësuar se reaksioni i shumë grupeve është bërë më agresiv pas botimit të librit të tij “Kosova”, ku shumëkush e ka parë veten. /Telegrafi/ ———————————————————————-

Buxhovi: LDK po e keqpërdor kultin e Rugovës 

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas 20 qershorit 1999, e ka pamjen e një partie politike e jo të një lëvizje, siç e kishte në vitet ’90-ta, kur kishte monopol, tha për emisionin “Rubikon” të KTV-së publicisti dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, i cili është një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës .

Buxhovi e ka vlerësuar rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të liderit të saj. Ibrahim Rugova, si një lëvizje në krijimin e një pushteti paralel në vitet ’90-ta dhe snë ensibilizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa, për LDK-në e tanishme, Buxhovi thotë se nuk mund të quhet fitimtare.

“LDK-ja ka përgjegjësi historike, sepse është partia kryesore”, thotë Buxhovi, duke numëruar mos sukseset e kësaj partie në zgjedhjet e fundit në disa qendra të mëdha të Kosovës, Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë.

Ai tha se LDK është dashur ta fitojë Prizrenin, por jo me një kandidat, siç ishte Eqrem Kryeziu.

“LDK po e keqpërdor kultin e Rugovës dhe nuk ka kohezion për një Kosovë evropiane…”, tha ai, duke vlerësuar se LDK me këtë format nuk e ka profilin për të marrë qeverisjen e vendit.

Duke folur për figurën politike të Hashim Thaçit, Buxhovi tha se faktori ndërkombëtar te lideri i PDK-së ka parë politikanin e fuqishëm që mund të garantojë stabilitet në vend.

Lidhur me ambiciet e Fatmir Sejdiut për t’u rikthyer në krye të LDK-së, Buxhovi tha se nuk do të dëshironte të komentojë zhvillimet brenda LDK-së në këtë aspekt.

Ai tha se nuk ka ambicie të kthehet në LDK, por do të vazhdojë të jetë një zë kritik për zhvillimet në këtë parti.

Fituese të vetme në zgjedhjet e fundit lokale e sheh AKR-në e Pacollit. Ndërsa, thotë se me votën e tyre qytetarët e Kosovës më shumë kanë shprehur revoltën ndaj subjekteve politike.

Vetëvendosjen e cilëson si një forcë serioze politike, por ka vërejtje nga konvencat e saj që i bëjnë dëm, siç janë populizmi dhe të tregojë respekt për shtetin e Kosovës.

“Vetëvendosje duhet të heq dorë nga injorimi i simboleve dhe thirrjet për bashkim kombëtar. Nuk duhet të manipulohet me bashkimin kombëtar”, tha ai.

Buxhovi tha se nuk sheh ndonjë dallim të madh mes AAK-së dhe PDK-së, duke thënë se lideri i AAK-së, Haradinaj, duhet të heq dorë nga militantizmi dhe të kultivojë një politikë të qytetëruar. /Telegrafi/

Lini një koment