Kalo te lënda

Arrestimi i të dyshuarve për “Vjedhje të rëndë”

foto34WOJBEYNjësitë policore të hetimeve nga Stacioni Policor në Istog, pas një pune intenzive operativo-hetimore kanë arrit të zbulojnë,identifikojnë dhe arrestojnë 1 (një) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Hetuesit policor të Njesitit për hetimin e veprave penale kundër pasurisë , përkatësisht Vjedhjeve dhe Vjedhjeve të rënda, pran stacionit policor në Istog, të dyshuar për këto lloj veprash penale kan arrestuar shtetasin B. S. 1995 .

Gjatë procedurës së intervistimit të tij nga hetuesit policor, i njëjti ka parnuar se në lokacionet Shushicë, Istog e disa fshatra tjera , kishte kryer disa Vjedhje, Vjedhje të rënda dhe Asgjesim apo dëmtimi i pasurisë.

Nga i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar katër (4) fellne me goma për veturë BMV, të cilat edhe u janë këthyer pronarit, gjithashtu është konfiskuar edhe një motorsharrë të cilën i dyshuari e kishte shitur në vlerë prej 20€.Po ashtu i njëjti gjatë intervistimit deklaron se në fshatin Shushicë kishte vjedhur edhe bagëti.Dy raste të vjedhjeve të rënda i kishte kryer në stacionin e autobusëve Istog.

Të gjitha veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit .Arrestimi i të dyshuarve është bërë bazuar në prova dhe dëshmi të mbledhura nga vendi i ngjarjes dhe të gjeturave tjera (gjësendeve) të cilat janë konfiskuar .

Në koordinim me Prokurorin e shtetit janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe te dyshuarit me vendim të Gjykatës kompetente i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lini një koment