Kalo te lënda

Angela Martini pak kohë me ‘UncleRush’

fotoUYQ5CPJ3Pas një udhëtimi në Meksikë, ku ishte bashkë me Fadil Berishën e miq të tjerë, bukuroshja Angela Martini është kthyer në Los Angelos. Ndërsa ajo mbrëmjen e kaluar kishte shijuar momente shumë të bukura me biznesmenin amerikan Russell Simmons i njohur si ‘UncleRush’…

Është komentuar shpesh për sukseset e saj në botën e modelimit. E ndërsa ajo me plot të drejtë renditet tek femrat më të bukura shqiptare, vajza nga Shkodra angazhimin e saj profesional e ka shtrirë më shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E përmendur gjithnjë për jetën e saj profesionale, shumë pak Angela Martini ka rrëfyer rreth jetës private duke dashur që këtë pjesë nga jeta e saj ta ruaj vetëm për vete.

Por, pa u përmendur edhe rreth këtij aktiviteti, nuk ka mbetur. Madje janë mediEt me famë botërore ato që çdoherë kanë shkruar ‘copëza’ nga kjo jetë e saj.

E ndërsa kohë më parë dyshohej për një lidhje të mundshme ndërmjet saj dhe këngëtarit Kanye West, pas pak kohësh, sipas medieve, ishte një tjetër burrë që po e shoqëronte shumë shqiptaren. Bëhej fjalë për biznesmenin Russell Simmons.

E ndonëse aso kohe u hesht gjithçka, Angela Martini mbrëmjen e së mërkurës ka ndarë pak kohë për biznesmenin në fjalë. Kështu të paktën ka njoftuar bukuroshja përmes rrjetit social ‘Twitter’, ndërsa ka treguar se po shikonte një komedi live bashkë me, siç e quan ajo, ‘UncleRush’. “With @UncleRUSH at TONIGHT #ADDComedyLIVE @InsideJokesLA”, kishte pohuar Martini.

Lini një koment