Kalo te lënda

48 shqiptarët gjenden në kamionin frigorifer në tunelin e La-Manshit

48-shqiptar-euml-t-gjenden-n-euml-kamionin-frigorifer-n-euml-tunelin-e-la-manshit_hdNjë kamion frigorifer që bartte 48 shqiptarë, u ndalua së hyri në Britani të Madhe, përmes terminalit të tunelit të ndërtuar nën kanalin e La-Manshit. Ata janë gjetur gjatë një kontrolli rutinë, të martën në ora 21:00.

Zyrtarët kufitarë kanë paralajmëruar më parë njerëzit se mund të vdesin duke u përpjekur që të kalojnë kufijtë në kamionë frigoriferë dhe në depozita të mbyllura, shkruan Evening Standard, transmeton Telegrafi.

Kamioni, njësia e ngrirjes e së cilit nuk ishte ndezur, ishte i zbrazët pos shqiptarëve brenda.

Nuk kishte as mbyllje të jashtme kur kamioni u kontrollua e ku u gjetën 41 meshkuj dhe shtatë femra, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Tre prej tyre besohet të jenë të mitur. Të gjithë u janë dorëzuar autoriteteve franceze, ndërsa shoferi rumun u arrestua nga policia kufitare franceze.

Dave Hutchinson, zëvendësdrejtor i Forcave Kufitare për Evropën Juglindore, tha: “Rreziqet e përdorimit të kamionëve frigoriferë, të mbyllur, mund të jenë evidentë. Pasojat janë madje potencialisht fatale. Ky rast tregon mungesën e plotë të ndjenjave nga kriminelët e organizuar të përfshirë në kontrabandimin e njerëzve. Situata është edhe më alarmante kur disa nga ta janë të mitur”.

Qentë nuhatës, detektorët e rrahjes zemrës, provat e dioksidit të karbonit dhe kërkimet fizike janë disa nga metodat e përdorura nga oficerët e Forcave të Kufirit për të gjetur njerëzit e fshehur në automjete. /Telegrafi/

Lini një koment