Kalo te lënda

Prishtinë, vazhdon aksioni për rrënimin e ndërtimeve pa leje

vazhdon-aksioni-p-euml-r-rr-euml-nimin-e-nd-euml-rtimeve-pa-leje_hdDrejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës ndërhyri në një nga objektet që e ka tejkaluar lejen e ndërtimit. Kështu thuhet në komunikatën për media të komunës së Prishtinës.

Objekti në fjalë, kishte marrë leje në vitin 2012 për ndërtimin e dy objekteve të banimit, me etazhitet B+B+1, pra bodrumi, kati përdhes si dhe një kat tjetër.

Pala e ka filluar ndërtimin e objektit për banim në kundërshtim të lejes së ndërtimit, si dhe me punë ka arritur ta bëjë kallëpimin e shtyllave të katit përdhes. Ky konstatim i Inspektoratit u shkrua në aktvendimin e datës 28 qershor 2012, me ç’rast pala urdhërohet të pezullojë punimet në këtë objekt.

Ku urdhër nuk respektohet, dhe 12 korrik 2012, Inspektorati merr vendim për rrënim të menjëhershëm të objektit, me ç’rast urdhërohet pala që ta bëjë këtë gjë. As ky vendim nuk respektohet, dhe më 18 korrik 2012, Inspektorati ekzekuton vendimin duke e rrënuar objektin.

Në inspektimin që është bërë më 20 janar 2014, është konstatuar se pala ka filluar punën ndërtimore në objekt, në kundërshtim me lejen për ndërtim edhe pas rrënimit të objektit.

Në procesverbalin e datës 21 janar 2014, të nënshkruar edhe nga inspektorët edhe nga pala, Drejtoria e Inspeksionit urdhëron palën që menjëherë të ndërpresë punimet, dhe ta kthejë hapësirën në gjendjen e mëparshme.

Meqë kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi, punimet kanë vazhduar, Drejtoria e Inspeksionit sot ndërmori aksion për rrënimin e atij objekti.

Lini një koment