Kalo te lënda

Nesër skadon afati i paraburgimit të “Grupit Drenica”

fotoNN242U6XNesër skadon afati i paraburgimit për ish komandantin e shtabit të përgjithshëm të UÇK’së Sylejman Selimi, ish-komandantin e zonës operative të Drenicës, Sami Lushtaku dhe 5 bashkëluftëtarëve të tyre, të cilët gjenden në paraburgim që nga 31 maji i vitit 2013.

Avokati mbrojtës i Selimit, Tomë Gashi thotë se për të ndërprerë apo vazhduar paraburgimin, e gjitha varet nga gjyqtari i EULEX, i cili është kryetar i trupit gjykues në një gjykim eventual të ardhshëm.

“Pasi që ai të vendos lidhur me kundërshtimet e avokatëve mbrojtës të 15 ish komandantëve dhe ushtarëve të UÇK’së, kundër aktakuzës së ngritur kundër tyre nga ish-prokurori i EULEX zoti Salustro, për veprën penale të krimeve të luftës”, ka thënë Gashi për Express.

Lini një koment