Jahjaga e Çitaku, jo “VIP” në aeroplan
Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, ministrja e integrimeve Vlora Çitaku dhe në mes të tyre edhe këshilltari i Presidentes, Arbër Vllahiu, në një udhëtim nga Viena, ata kanë pasur të rezervuara ulëse aeroplani të tipit Ekonomy.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja Çitaku në një foto të cilën e ka postuar në profilin e saj në Facebook.
“Me Presidenten e Kosovës duke u kthyer nga Viena! Nuk ngjanë shpesh te takosh udhëheqës shtetesh që udhëtojnë ne ekonomi! Kudos!”, ka shkruar ajo.
Zakonisht udhëheqësit e shteteve rezervojnë bileta “Biznes” dhe “VIP” dhe ulën në rendin e parë në aeroplan./