Helmohen rreth 20 gardianë të Dyzit
E plotësuar) Gardianët e shtrirë në Qendrën Emergjentë në Podujevë për momentin janë duke marrë infuzion, kjo pasi që dyshohen se janë të helmuara për shkak të ngrënies së ushqimit dhe pirjes së ujit.
Sipas burimeve të Indeksonline, gardistët dje gjatë orës 11:00, gjatë orarit të ngrënies së ushqimit, nuk janë ndier mirë.
Për momentin, 3 prej tyre janë dërguar në QKUK, kurse 14 po qëndrojnë në QMF-Podujevë.
Doktori i kësaj qendre tha se gardistë kanë sipmotme të helmimit por që nuk janë në rrezik për jetë.
—–
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se janë helmuar rreth 20 gardianë të burgut të Dyzit.
Të njejta burime bëjnë me dije se gardianët, kanë kërkuar ndihmë pa asistencën policore në emergjencën e Podujevës./Indeksonline/
