Daka: KQZ-ja, e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve
Kryetarja e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë për Telegrafi se institucioni të cilin ajo e përfaqëson është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve nacionale, nëse ato mbahen më 22 qershor.
“KQZ-ja nuk ka punë tjetër veçse organizimin e proceseve zgjedhore, në këtë rast zgjedhjeve nacionale të cilat priten të mbahen gjatë këtij viti”. Ne do të presim se kur do të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale dhe t’i rrekemi punës”, ka thënë Daka.
Në javën e tretë të qershorit të këtij viti, saktësisht më 22 qershor, sipas të gjitha gjasave, do të mbahen zgjedhjet parlamentare në vend. Kështu kanë konfirmuar burime ndërkombëtare për media, sipas të cilëve partitë më të mëdha në vend, janë pajtuar që me këtë datë të mbahen këto zgjedhje. Për këtë datë janë pajtuar partia më e madhe në vend PDK bashkë me dy parti të tjera opozitare, LDK dhe AAK.