Kalo te lënda

Vuçiq turpërohet nga e kaluara e tij nacionaliste

fotoDYE093VQZëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq turpërohet për të kaluarën e tij nacionaliste. Në një intervistë ekskluzive për Frankfurter Allgemaien Zeitung, ai ka thënë se, për dallim prej shumë politikanëve në Serbi, që bëjnë se kinse gjithmonë kanë qenë me orientime politike të drejta, “unë nuk turpërohem të them: kam qenë në lajthitje, kam qenë në rrugë të gabuar. Kam qenë i padrejtë. Edhe pse është vështirë, e pranoj lajthitjen time”.

 

“Është më mirë për të gjithë në Serbi të bëhemi objektiv dhe të thuhet me emër ajo çka ka qenë e gabueshme në Serbi. Edhe për serbët do të jetë më e lehtë të bëhen vetëkritikë. Ata tani mund të thonë: Kur Vuçiq e pranon se ka qenë në rrugë të gabuar, mund ta pranojmë dhe ne”, ka deklaruar ai për FAZ.

Vuçiq është treguar mjaftë kritik për popullin e tij, duke thënë se serbët duhet ta ndryshojnë mentalitetin e tyre, transmeton Koha.net.

“Neve serbëve na mungon etika protestante e vetëkritikës. Nuk jemi mjaft të vetëdijshëm dhe përgjegjës, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë”, ka theksuar ai.

“Në dekadën e fundit, Serbia ka humbur shumë shanse. Ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë, veçanërisht me rastin e Kosovës dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Kemi ende periudha të vështira para nesh. Por, nëse dikush e sheh gjendjen në Serbi sot, do ta kuptojë se shumëçka ka ndërruar për të mirë”, u shpreh Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se vendit të tij i pëlqen Rusia dhe duhet vazhduar bashkëpunimi me të – “por e ardhmja jonë shtrihet padyshim në perëndim”.

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia, pas 14 vjetësh, ka nis të ndryshojë, duke e pranuar se shteti e ka vrarë gazetarin Slavko Çuruvija, dhe sipas tij, “për këtë vrasje do të përgjigjën dhe arrestohen shumë njerëz”.

Lini një koment