Kalo te lënda

RTK-News pa planifikim financiar rrezikon punëtorët aktualë

fotoSindikata e punëtorëve të RTK-së është e brengosur për hapjen e kanalit të tretë, RTK-News. Kjo sindikatë ka kërkuar sqarime nga RTK-ja se si do ta financojnë këtë kanal. Drejtori i këtij mediumi, Mentor Shala, vitin e kaluar kishte deklaruar se ky kanal do të funksionojë me stafin e njëjtë dhe nuk do të këtë implikime në staf, megjithatë RTK-ja është në fazën e përzgjedhjes se 30 punëtorëve të rinj, shkruan sot “Koha Ditore”. Askush nuk e di se si do të financohet kanali i tretë i Televizionit të Kosovës. Ndërsa hapja e këtij kanali ka ngjallur reagime tek Sindikata e punëtorëve të Televizionit Publik. Kjo sindikatë thotë që hapja e kanalit të tretë është ‘formë për të reduktuar numrin e punëtorëve’ në kanalin e parë. Kryetari i kësaj sindikate, Fadil Hoxha, ka thënë se kanë kërkuar sqarim nga drejtori dhe bordi i RTK-së, në lidhje me financimin e këtij kanali.

“RTK-ja është në krizë financiare. Ne kemi një borxh prej 4 milionë eurosh, jemi në fazën e digjitalizimit dhe halli ynë është se derisa jemi në një gjendje të tillë, si mund të funksionojë një kanal i ri”, ka thënë Hoxha./Koha Ditore/

Lini një koment