Haradinaj e do ende EULEX-in në Kosovë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në selinë e partisë shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt. Në takim u diskutua rreth të ardhmes së EULEX-it dhe situatës rreth sundimit të ligjit në Kosovë, transmeton rtk.
Kryetari Haradinaj rikonfirmoi se pozicioni i AAK-së nuk ka ndryshuar dhe se ne mendojmë se Kosova ende ka nevojë për mbështetjen e Misionit Evropian për sundim të ligjit, posaçërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.