Kalo te lënda

Formohen dy PPD-ja?

ppd11Zbardhen detajet grindjes mes Muhamet Halilit dhe Abdylhadi Vejselit në  mbledhjen e nismëtarëve të PPD-së që është mbajtur para Vitit të Ri ku kanë marrë pjesë ish kryetar të kësaj partie dhe ish funskionar të PPD-së. Pas një debati shumë orësh nuk është arritur të gjendet koncesuz për kryetarin e ardhshëm të PPD-së, parti e cila pritet të aktivizohet gjatë ditëve në vijim.

Jozyrtarisht për TetovaSot merret veshtë se emri i parë i propozuar për kryetar ka qenë Xheladin Murati, i cili ka qenë kundër propozimit për të drejtuar PPD-në nga ana e tij.

Nismëtari i parë i kësaj iniciateve Muhamed Halili nuk ka mundësi të jetë në krye të PPD-së e as në kryesinë qendrore pershkak se ligji e ndalon që një ish ambasador të bartë këtë funksion.

Pasi që janë lakuar edhe disa emra të tjerë fjalën e ka marr ish kryetari Abdylhadi Vejseli i cili ka shfaqur ambicije dhe dëshirë për të qenë kryetar i ardhshëm i PPD-së.

Ky propozim  nga Vejseli ka perçar nismëtarët pasi që shumica kanë qenë kundër Vejselit. Si kundërshtarë i ashpër i Abdylhadi Vejselit  ka qenë Muhamed Halili sepse sipas tij Abdylhadi Vejseli nuk e ngjall PPD-në, ku Halili ka qëndruar stoik mendimt që kryetar i ardhshëm duhet të jetë një ftyrë e re që do të dal nga kuvendi i partisë që do të mbahet me 26 janar.

Pas këtij diskutimi kanë vazhduar qortimet me tone të larta që kanë rezultuar me nderprerjen e  mbledhjes pasi që Muhamed Halili dhe përkrahesit e tij kanë lëshuar sallen.

Sipas informacioneve për Tetovasot thuhet se Muhamdd Halili dhe Abdylhadi Vejseli bëjne paralelisht grumbullimin e njerëzve për të formuar PPD-në e ndarë./TetovaSot.com/

Lini një koment