LDK-ja reagon ndaj emërimit të Sali Bashotës
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se Ministria e Kulturës jashtëligjshëm po i risistemon në institucionet e kulturës militantët e partisë në pushtet dhe shërbyesit shumëvjeçarë të saj.
“Pasi vetëm pak kohë më parë ajo e shkeli Ligjin për Kinematografi dhe Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik, në veçanti nenin 17 të tij, duke e emëruar drejtor të QKK-së ish-udhëheqësin e bordit të kësaj qendre, Zharku, së fundi ajo e rikonfirmori gatishmërinë për ta shkelur rishtas ligjin duke e emëruar Sali Bashota në krye të Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Kjo parti vlerëson se Bibliotekës Kombëtare i nevojitet reformë e thellë funksionale, e cila do ta shndërronte atë në qendër për konservimin, ruajtjen dhe promovimin e kulturës, siç shërbejnë bibliotekat kombëtare në të gjitha vendet.