Kalo te lënda

Goluboviç, në misionin për vrasjen e Enver Hadrit (Video)

mqdefaultNjë nga figurat e krimit të nëntokës serbe Kristijan Goluboviç, i cili kohë më parë është dënuar me 14 vite burgim për shkak të trafikimit të narkotikëve në Beograd, në emisionin “Jeta Lakuriq” në televizionin ”Hepi” nga Beogradi duke treguar jeten e tij, ka folur edhe per qëllimin e tij së bashku me Jusuf Buliq Jusa që të vrasë aktivistin nga Kosova në Bruksel Enver Hadrin.

Ai ka folur mjaft shumë për botën e krimit dhe figurave tjera si Milorad Ulemekun Legija i cili ka qenë pjesëtarë i njësisë speciale operative. Gjithashtu ai flet edhe për personazhet e krimit serb të cilët bartnin edhe shenjat e UDB-ës (sigurimit shtetëror të Serbisë). Ai është shoqëruar me Jusuf Buliq dhe Ljubomir Magash (Luba Zemunci) një kapo në Frankfurt të Gjermanisë i cili është vrarë në shkurt të 1985. Ky i fundit ka qenë azilant dhe ka qenë prapa një organizate çetnike. Goluboviq pohoi se një pjesë e kriminelëve kanë punuar për UDB-ën.   Shumë vrasje që janë bërë tashmë kanë filluar të zbardhen.

 

Enver Hadri  ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptareve të Kosovës. Në fillim të vitit 1972 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës në të cilën bashkëvepronin Enver Hadri, Ramadan Gashi, Riza Kadrija, Agim Rodoniqi etj. Më 25 shkurt, 1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Sent Zhil (origj. Saint Gilles), Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët thuhet se janë Veselin Vukotiç (Veshko), Andria Lakoniç, dhe Darko Asanin, të cilët e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor. Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t’ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentin Evropian.

Andria Lakoniç u vra një muaj më vonë nga bashkë atentatori i tij V. Vukotiç në një diskotekë ( NANA ) në Beograd. Darko Asanin u arrestua në Greqi më 1995, me ç’rast një gjykatë greke urdhëroi ekstradimin e tij në Belgjikë për gjykim, por me ndërhyrjen e Ministrit Grek te Drejtësisë Janis Potakis ai u dërgua në Serbi ku u vra më 1995. Veselin Vukotic është arrestuar në Spanjë në vitin 2006 dhe ka qenë në burg në Belgjikë deri me 19 dhjetor 2008 kur i është dorëzuar autoriteteve serbe.

Sipas policisë spanjolle, Vukotic, përpos vrasjes së Enver Hadrit, ai kishte edhe dokumente paditëse për kryetarin e Jugosllavisë Slobodan Milosevic në lidhje me vrasje të shumëta. Në vitin 2003, një dëshmitar i mbrojtur në gjykimin e Milosevic ka dëshmuar se zotëri Vukotic ka pranuar vrasjen e Hadrit. Dëshmitari i mbrojtur ka dëshmuar prapa xhamit me ngjyrë duke thënë se: Vukotic ‘më ka treguar për likuidimin e shqiptarëve në gjithë Evropën. Ai e bërë këtë më urdhrin e shërbimit sekret jugosllav. Të fundin që e ai e ka vrarë ka qenë Hadri.

Goluboviç thotë se pak para vrasjes së Hadrit ka qenë i angazhuar dhe ka shkuar për të vrarë atë së bashku me Jusën por që u ka dështuar që në fillim. Pas një orë e 13 minuita në video flet për këtë cështje. Ai thotë se UDBA kishte angazhuar edhe njerëzit e krimit për të likuiduar aktivistë nga emigracioni. Një nga ata që kanë punuar edhe për UDB-ën përmend Arkanin dhe Gishkën.

Pas vrasjes së Hadrit ai thotë se ka qenë në presion dhe është marrë në pyetje. “kam qenë i angazhuar për ta likuiduar atë”, tha ai. Ai më pas thotë se në fund të 90 ka qenë nën presion të autoriteteve belge dhe greke që të jetë dëshmitarë i mbrojtur duke akuzuar akuzojë Darko Ashaninin për atë vrasje. “Jam  dërguar nga viti 2009 në pallatin e drejtësisë dhe personalisht prokurorja që është ngarkuar për vrasjen e Hadrit mua më ka treguar fotot , me ka ofruar statusin e dëshmitarit që ta ngarkojë Vesko Vukotiqin i cili ishte arrestuar asokohe në Spanjë dhe i kanë dorëzuar Belgjikës për vrasjen e Hadrit, të vërtetojë që e di se ai, Ashanini, Markonjiq, Stanishiq , Drashkoviq të kenë marrë pjesë në atë vrasje.

Kam thënë në UDB dhe polici të ndryshme,  kur më kanë pyetur se  personalisht ka qenë i angazhuar përmes Jusës dhe  Bizhiq atëherë Miroslavit të likuidojë Enver Hadrin kryetarin për të drejtat  e njeriut të Kosovës i cili nuk e di pse ndoshta ka qenë kundër Serbisë”, ka thënë ai. Në vijim ai tregon se në fund të vitit 1992 apo fillim të ’93 derisa ishte në burg në Gjermani i kanë ofruar statusin e dëshmitarit duke thënë se e di se kush e ka vrarë  Hadrin dhe kush ka marrë pjesë. Poashtu janë interesuar për rolin e Jusës dhe Bizhiqit. “Më kanë ofruar ndryshim identiteti, nderimin e burgut, vetëm të  akuzojë njërin apo një person tjetër që kanë marrë pjesë në vrasje.

Por ai pohoi se personalisht  ishte nisur në mision për të vrarë Hadrin së bashku me Jusën. Të gjitha instruksionet i kishte marrë në Beograd prej nga ishte nisur në Gjermani për tu takuar me Jusen. Pas disa ditësh së bashku ishin nisur për në Belgjikë me një person tjetër, kishin kaluar kufirin pa ndonjë kontroll, mirëpo gjatë rrugës një patrullë e policisë i kishte ndalur. Me të kontrolluar dokumentet njëri nga ta kishte pasur një dënim të mëhershëm e që u detyrua të shkojë në polici. Që nga fillimi sipas tij, u kishte shkuar puna huq për shkak të gabimeve. “Sikur zoti e kishte shkruar që të mos jemi ne, ata që do e vrasim. Sa kalonin ditët aq më shumë lenim gjurmë”, tha ai.

Goluboviç tregon edhe kur ka shkuar në një vendbanim romë për të blerë një revole me të cilën do të kryente ekzekutimin. Mirëpo gati sa nuk kishte përfunduar meqë ishte paraqitur në emër të një personi i cili në fakt e kishte qëlluar një nga romët me armë dhe ia kishte humbur syrin. Goluboviq kishte arritur të ikë disi. Ai më pas tregon edhe kur i janë ofruar derës së shtëpisë së Hadrit ku kishte shprehur gadishmërin të hyjë dhe pa armë ta mbysë. Por sa më shumë lëviznin aq më shumë hezitonin duke qenë që hap pas hapi kishin lënë gjurmë për të cilat dyshonin se ishin të mjaftueshme për tu kapur dhe akuzuar. (standardi.info)

Lini një koment