Kalo te lënda

Arrin nota verbale e njohjes nga Mbretëria e Tongës

arrin-nota-verbale-e-njohjes-nga-mbret-euml-ria-e-tong-euml-s_hdMinistria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka pranuar të hënën notën verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Tongës.

Në notën verbale, që Misioni Diplomatik i Mbretërisë së Tongës në Londër i ka dërguar Ambasadës së Kosovës në Londër, është përcjell njoftimi zyrtar i Qeverisë së Mbretërisë së Tongës për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Kam nderin të ju informoj se Qeveria e Madhërisë së tij, më 15 janar 2014, formalisht ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se Qeveria e Tongës vendos marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në notën verbale.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak ditësh ka njoftuar opinion publik për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Tongës.

Lini një koment