Ahmeti takoi Lunaçek
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një takimi që zhvilloi me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, është informuar mbi mbarëvajtjen e punëve në PE, si dhe është interesuar për prioritetet e Komunës.
“Duke qenë edhe përfaqësuese e të gjelbërve, u interesua edhe për çështjet që kanë të bëjnë me ambientin”, bën me dije Zyra për shtyp e Komunës.
Gjatë këtij takimi u diskutuan shumë çështje, si furnizimi me ujë, energjia elektrike, ndotja e ajrit, ngrohjet, mbledhja e mbeturinave, transporti publik, problemet e trafikut, e të ngjashme.
“Ahmeti foli për pjesë të programit tonë qeverisës për Prishtinës, program ky që ka për synim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës”, përfundon njoftimi. /Indeksonline/