Zgjatën reduktimet e orarit të ujit
Ujësjellësi rajonal ‘Prishtina’, në dy ditët e fundit ka zgjatur orarin e reduktimeve të ujti të pijshëm. Lagjet Vranjevc dhe Bregu i Diellit kanë qenë më të prekura nga këto reduktime. Kjo gjë si duket ka ndodhur për shkak të uljes së nivelit të ujit në dy liqenet, atë të Batllavës dhe Badovcit, për shkak të mungesës së reshjeve.
Banorët e disa lagjeve të Prishtinës, kanë filluar ta përjetojnë mungesën e reshjeve. Ujësjellësi rajonal ‘Prishtina’, në dy ditët e fundit ka zgjatur orarin e reduktimeve të ujti të pijshëm. Lagjet Vranjevc dhe Bregu i Diellit kanë qenë më të prekura nga këto reduktime. Kjo gjë si duket ka ndodhur për shkak të uljes së nivelit të ujit në dy liqenet, atë të Batllavës dhe Badovcit, për shkak të mungesës së reshjeve. Këto dy liqene thuhet të kenë sasi të ujit vetëm edhe për tre muaj.
Në Liqenin e Batllavës niveli i ujit ka rënë mbi 12 metra, gjendje e njëjtë paraqitet edhe në Liqenin e Badovcit, shkruan Tribuna.
Nga këto dy liqene, me ujë furnizohen komuna e Prishtinës, komuna e Obiliqit dhe komuna e Podujevës. Zyrtarë të Ujësjellësit rajonal Prishtina, kanë kërkuar nga qytetarët që mos ta keqpërdorin ujin. Sipas tyre, nëse nuk ka të reshura, me rezervat e tanishme, qytetarët që furnizohen nga këto dy liqene do të kenë ujë vetëm edhe për tre muaj. Ndërsa, njohës të problemit të ujit shprehin dyshimet nëse niveli i ujit është i saktë. Sipas tyre, për shkak të mospastrimit të këtyre liqeneve, niveli i ujti në këto liqene mund të jetë i rrejshëm. Ata theksojnë se kjo gjendja ka ardhur edhe si pasojë e mungesës së investimeve në këtë drejtim.