Kalo te lënda

Shqiptarët ndihmojnë sirianët me rroba (Video)

fotoFLJTGFS0Pas thirrjes nga një Organizate Humanitare, shumë familje kosovare i janë përgjigjur thirrjeve për ta ndihmuar Sirinë. Kështu veproi edhe Artan Jakupi. Në një rrëfim që ka dhënë për mediat arabe, Artani thotë se ka vendosur që disa rroba personale t’i dërgojë në Siri, pasi është ndikuar nga videot që po tregojnë gjendjen e sirianëve refugjate, pamje të cilat po ia kujtojnë luftën në Kosovë.

“Ne kemi përjetuar luftën dhe na kanë ndihmuar shumë vende me ndihma. Në Mitrovice janë ngrit të gjithë në këmbë për mbledhjen e ndihmave. Ai që e ka organizuar këtë ndihmë ka studiuar në Siri deri sa ka filluar lufta”, ka thënë Artan Jakupi. Kamionët e mëdhenj me rroba pritet që të nisen shpejt për në Siri.

 

Komento:

Lini një koment