Një tjetër shqiptare pozon për Playboy (Foto)
Delfina Aziri nga Munchengladbachu i Gjermanisë është shqiptarja tjetër që pas Iris Shalës, ka çmendur gjermanët në numrin e fundit të revistës së njohur.
19 vjeçarja, Delfina Aziri për herë të parë ka pozuar nudo dhe atë në një pishinë në Greqi. Seti fotografik u realizua për numrine fundit të revistës Playboy.
Delfina duket pothuajse lakuriq për Playboy të edicionit të muaji shkurt dhe është hera e parë që ajo ka bërë një gjë të tillë.
LEXO PO ASHTU: Irisi, shqiptarja e parë në Playboy (Foto)
“Unë kurrë nuk kam bërë një gjë të tillë”, ka theksaur Delfina për Playboy.
Ëndrra e Delfinës thuhet të jetë modelizmi, teksa në rast se kjo nuk funksionon, ajo mendon të jetë ndërmjetëse e pasurive të patundshme, duke bërë udhëtime të shumta nëpër botë. /Telegrafi/ 
