Në Prishtinë 9 lokale të mbyllura dhe 9 të arrestuar
Prishtinë, 19 janar – 9 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në aksionin që ka vazhduar edhe mbrëmë në kryeqytet. Policia njofton se më lagjet Dardania dhe Ulpiana ka kontrolluar 15 lokale, 9 prej të cilave janë mbyllu nga inspektorët, raporton KTV.
“Në vazhdën e operacioneve të ndërmarra nga Drejtoria Rajonale e Policisë në kryeqytet janë konfiskuar 5 armë zjarri, 5 thika dhe dy boksa të hekurit, ndërsa ndaj 9 personave të arrestuar është iniciuar procedura penale, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.
Policia e Kosovës këtë aksion e ndërmori në kuadër të operacioneve të planifikuara këto ditë në goditje të krimit. Kelani ka shtuar se qëllimi i policisë me këto aksione është ngritja e nivelit të sigurisë për qytetarët e Prishtinës.