Komuna e Prishtinës denoncon humbjet e qeverisjes së kaluar
Komuna e Prishtinës është e vendosur të denoncojë ato që thonë se ndodhën në qeverisjen e kaluar lokale.
Shumë para të taksapaguesve kosovarë, këto vite, sipas zyrtarëve komunalë, ka humbur qeverisja e kaluar për shkak të keqadministrimit dhe moskomunikimit me qytetarët. Vetëm vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës ka pasur 345 konteste gjyqësore, shumica e tyre padi që qytetarët kanë bërë, duke kërkuar kompensime nga komuna.
Kështu, në 19 prej këtyre rasteve është vendosur shuma e kompensimit që Komuna duhet t’u bëjë qytetarëve të saj, e cila kap shifrën e 2 milionë eurove.
KTV-ja ka kontaktuar me ish-zëdhënësin e Komunës, Asdren Osaj, por ai i ka mohuar akuzat.
Ndërkohë, Tahiri insiston se kjo mund të ndryshohet nëpërmjet komunikimit me qytetarët. Për gjitha këto raste, Komunën e ka përfaqësuar vetëm një person dhe vitin e kaluar, përfaqësuese ligjore e Komunës së Prishtinës ka qenë Hava Krasniqi