Kalo te lënda

Furnizuesi me rrymë i tërë Kosovës, s’ka rrymë

f1_18obiliq-logo1390080746Tymi dhe pluhuri nuk iu mungojnë asnjëherë, por jo edhe energjia elektrike. Një pjesë e madhe e Obiliqit, ku ndodhen edhe termocentralet, po përballet me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Qytetarët ankohen se nga ky ambient tejet i ndotur, që shkaktohet nga termocentralet e KEK-ut, rrezikohen nga sëmundja e mushkërive. Dyshojnë se filtrat e termocentraleve që janë instaluar nga KEK-u për ta ndalë tymin, shumë shpesh ndalen së funksionuari me qëllim, raporton KTV.

Duke e parë këtë gjendje, e cila nuk po përmirësohet assesi, qytetarët paralajmërojnë protesta. Përfaqësuesit e Konsorciumi Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm thonë se gjendja, e cila është krijuar vite me radhë në Obiliq, është për të ardhur keq.

Sipas tyre, Kosova vazhdon të jetë vendi më i ndotur në rajon, për shkak të tymit të termocentraleve. Ata bëjnë thirrje nga faktorët relevantë, siç është Qeveria e Kosovës dhe zyrtarë të KEK-ut, ta gjejnë një zgjidhje për këta banorë, vendi i të cilëve është bërë vatër e sëmundjes.

Azemi thotë se filtrat e vendosur nga KEK-u në termocentrale nuk mund ta përmirësojnë terrenin tejet të ndotur por munden vetëm ta zvogëlojnë tymin deri në një masë të caktuar.

Nga ana tjetër, zyrtarë të KEDS-it kanë thënë se reduktimet e energjisë elektrike në Obiliq po bëhen për shkak të riparimeve që po bëhen në rrjet.

Lini një koment