Kalo te lënda

Don Lush Gjergji: Të mos krijohen spekulime e përçarje për bustin e Nënës Tereze

don-lush-gjergji-t-euml-mos-krijohen-spekulime-e-p-euml-r-ccedil-arje-p-euml-r-bustin-e-n-euml-n-euml-s-tereze_hdMe keqardhje kemi marrë lajmin për rënien e bustit të madhështores sonë, Nënë Terezes, në Mitrovicë. Dhashtë Zoti të mos jetë nga dora e njeriut, ka thënë Don Lush Gjergji.

“Ne po presim konstatimet e policisë dhe ekspertëve”, thekson Gjergji, për Presheva Jonë. Ai ka apeluar që ky rast të merret me rezerva dhe të mos shfrytëzohet nga askush për spekulime e as për përçarje.

“Ne jemi vëllezër dhe Nëna Tereze ishte e të gjithëve neve. Vepra, shëmbëlltyra dhe misioni i saj ishte i qartë dhe universal”, ka pohuar ai, duke shtuar se Kosova dhe gjithë shqiptarët Nënën Tereze e kanë në zemër dhe mendje. /Presheva Jonë/

Lini një koment