Çeku: Thaçi do t’i plotësojë kërkesat e veteranëve
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, në një konferencë për media, ka thënë të dielën se kërkesat e veteranëve të luftës së UÇK-së, do të plotësohen nga qeveria e ardhshme, “që do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj”.
E ndaj kësaj deklarate, ka reaguar shkurt ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, në profilin e tij në Facebook.
“Kërkesat e veteranëve do të plotësohen me ligj shumë shpejt dhe nga kjo Qeveri e udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi”, ka shkruar Çeku.