Kalo te lënda

Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

behgjet-pacolli-tirane-1981Më 15. 01. 2014, në emisionin “Rubikon” të KTV’së, Donika Gërvalla,  vajza e Jusufit, i vrarë para 32 vitesh në Untergruppenbach të  Gjermanisë, bashkë me vëllaun Bardhoshin dhe bashkëveprimtarin Kadri  Zeka, ka thënë se në dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe  Kadri Zekës ka edhe emra të Qeverisë aktuale të Kosovës. “Emra të  zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore, dhe  përmenden në këto dosje”, – ka thënë Donika Gërvalla në “Rubikon” të  KTV’së. Donika ka theksuar se Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën  i ka vrarë UDB’a. “Atentati ishte kryer nga një grup profesionistësh  nga struktura të UDB’së. Unë nuk kam njohuri për emra të tillë.  Drejtësisë gjermane duhet t’i lihet t’i zbardh faktet” – ka thënë ajo. Ndonëse Donika Gërvalla nuk ka përmendur emra të zyrtarëve të Qeverisë  së Kosovës që janë pjesë e dosjes hetimore, një burim që dëshiron të  mbetet anonim, ka thënë se, në dosjen e vrasjes së vëllezërve Gërvalla  dhe Kadri Zeka, është i përfshirë Zëvendës Kryeministri i Kosovës,  Behgjet Pacolli. Sipas këtij burimi, Behgjet Pacolli, ditën e vrasjes  (më 17 Janar 1982) ka qenë në Tiranë, ndërkohë që vetura e tij, të cilën  z.Pacolli e kishte deklaruar se ja kanë vjedhur, dyshohet se është  përdorur gjatë kohës së vrasjes.

Zv.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli –

* * *
Behgjet Pacolli njihet si njëri nga biznesmenët më të fortë, me firmën  “Mabetex – Project Engineering”, me seli në Lugano të Zvicrrës. Ai në  mars 2006 themelon “Aleancën Kosova e Re – AKR”, të cilën fillimisht e  ka cilësuar si organizatë biznesore, por me kalimin e kohës e shndërron  në parti politike, edhe pse shumë herë ka deklaruar se nuk dëshiron të  merret me politik. Sidoqoftë ky biznesmen i njohur, më 4 janar 2006  (pikërisht në kohën kur në Vjenë po vazhdonin negociatat  Prishtinë-Beograd, me ndëmjetësimin e Ahtisarit, për statusin e Kosovës)  zhvillon një intervistë të gjatë (prej 8 faqesh) në gazetën serbe  “Nedeljni Telegraf” me titull: “Sudbina regiona je u rukama Beograda:  KOSOVO NE MOZHE BEZ SRBIJE – Fati i rajonit është në duar të Beogradit:  KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINË”. Në këtë intervistë të gjatë, kjo gazetë  për herë të parë publikon edhe shumë fotografi të z.Behgjet Pacolli, dhe  në mesin e tyre publikon një fotografi me Mercedesin e tij (1980) dhe  një  foto, të dalur në vitin 1981 në Restorant “Dora” në Prishtinë, me  UDB’ashin Selim Brosha, emri i të cilit shpeshherë është përmendur si  njëri i implikuar në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.   Madje edhe në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviçit në Hagë,  një dëshmitar i mbrojtur (ish’UDB’ash shqiptar) me Kodin K-6, në seancën  gjyqësore të datës 10 qershor 2002 ka pranuar se në vrasjen vëllezërve  Jusuf e Bardhosh Gërvalla është përfshirë edhe punëtori i shërbimit  sekret, Selim Brosha.

Fotodëshmia

Prishtinë, 1981 – Restorant  `DORA`:  UDB’ashi Selim BROSHA (i pari nga e majta) duke ngrënë e pirë  me bisnesmenin Behgjet PACOLLI (në mes) – aktualisht zv.kryministër në  qeverinë e Kosovës! ( UDB-ashi Selim Brosha gjatë viteve të 70’ta dhe  80’ta ka rrahur e gjymtuar mijëra atdhetarë, të cilët u dergjën burgjeve  të ish’jugosllavisë!!!). Fotografia lartë: Behgjet Pacolli me mercedes.

E shkëputur nga gazeta “Nedeljni Telegraf”, 4 janar 2006, fq.11

BEHGJET PACOLLI: “Sudbina  regiona je u rukama Beograda: KOSOVO NE MO�E BEZ SRBIJE – Fati i rajonit  është në duar të Beogradit: KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINË”.

Lini një koment