Sveçla: S’merrem me broçkullat e Ramiz Kelmendit
Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla nuk ka dashur të merret fare me akuzat e pronarit të kompanisë “Elkos”, Ramiz Kelmdni i cila ka thënë se ndërtesa e tij u prish nga komuna, pasi një anëtar i partisë që udhëheq kryeqytetin e kërcënoi me jetë duke i kërkuar haraç 250 mijë euro.
“Shumë bashkëqytetar më kanë përgëzuar për punën e sotme. Ju zotohem të gjithëve se sa të kem frymë nuk do të ndalem të punoj për të mirën e popullit tim. E sa për broçkullat e Ramiz Kelmendit nuk kam as kohë e as energji të merrem me to. Atë energji do ta kursej për tu ballafaquar me shkelsit e ligjit, që këtë vend, për imteresa të tyre meskine, për cdo ditë e me shumë po e bëjnë te pajetueshëm”, ka shkruar Sveçla në profilin e tij në Facebook.