Kalo te lënda

Obama premton ndalimin e përgjimeve

f1_19oba1390029834 Barak Obama vendosi t`i japë fund kontrollit të qeverisë mbi grumbullimin masiv të tabulateve telefonike dhe pohoi se nga sot e tutje, analiza e këtyre të dhënave do të bëhet me miratim gjykate.

Në fjalimin e shumëpritur mbi reformat e programeve të gjera të përgjimeve që kryhen nga Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare, Obama dha edhe një datë se nga kur qeveria do të heqë dorë nga mbikëqyrja e tabulateve: ajo është 28 marsi, transmetojnë medie.

Nga ai moment, programi do të duhet të autorizohet nga një gjykatë sekrete e mbikëqyrjes dhe me pas te dhënat do te ruhen në sektorin privat, ndonëse nuk është ende e qartë se nga kush konkretisht.

Lini një koment