Kalo te lënda

LDK: Papunësia më e lartë se në Moldavi

fotoJPWYTFN3Lidhja Demokratike e Kosovës ka fajësuar PDK-në për gjendjen ekonomike në vend. Sipas kësaj partie, qeveria do të mbahet mend për dëmet që i ka bërë vendit.

‘Papunësia arrin në 45% të fuqisë punëtore, e jo 30% siç pretendon Qeveria. Kjo normë nuk është zvogëluar gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie. Edhe vende si Moldavia, Azerbejgjani apo Belorusia kanë papunësi më të ulët se Kosova. Ndërkaq, vetëm 23% të popullsisë në moshë pune janë të punësuar, që është norma më e ulët e punësimit në gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Në raportin e saj, Banka Botërore tregon gjithashtu se Kosova qëndron më së keqi në rajon dhe më gjerë edhe në aspekte të tjera. Varfëria është e lartë, numri i bizneseve të reja është i ulët dhe të ardhurat janë më të ulëtat se në cilindo vend tjetër’, thuhet në komunikatë.

Sipas LDK-së, problemi qëndron në atë se nga ardhja në pushtet e PDK-së, gjendja ekonomike është përkeqësuar. Ata thonë se kjo qeveri do të mbahet mend për dëmet që i ka bërë vendit.

Lini një koment