Kalo te lënda

“Gabimi” i Laura Vorpsit

ldquo-gabimi-rdquo-i-laura-vorpsit_2_hdZëdhënësja e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), Laura Vorpsi, është përfshirë së fundmi në një skandal mediatik, pasi pohoi se shqiptarët që nuk janë nga Tirana duhet të hyjnë në kryeqytetin shqiptar me viza.

Tashmë në rrjetet sociale po bën bujë me foto ironizuese dhe mesazhe kontraverse kundrejt bukuroshes së PD-së, e cila tha se personat që s’janë “tironsa” nuk duhet të hyjnë pa viza në Tiranë.

“Jabanxhinjtë duhet të hyjnë me vizë në Tiranë”, ishte deklarata e Vorpsit në një emision televiziv shqiptar, duke fyer kështu edhe liderin e saj, atë të PD-së, Sali Berishën, i cili është nga Tropoja.

Është Vorpsi ajo që vijoi deklaratën kontraverse duke thënë po ashtu se dialektet nga çfarë do lloj krahine e bezdiste.

Kujtojmë se Laura Vorpsi është profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës dhe është interesant të shihet sjellja e saj kur ka punë me studentë kosovarë, apo të rretheve tjera të Shqipërisë.

Edhe mediat shqiptare kanë sulmuar ashpër deklaratën e Vorpsit. Sipas tyre, zëdhënëse nuk do të thotë vetëm të dish të lexosh, por edhe të japësh një deklaratë si duhet, teksa i kanë porositur bukuroshes që më mirë të qëndrojë heshtur, pasi kështu pos që duket shumë e bukur, duket edhe më e zgjuar.

Lini një koment