Kalo te lënda

Flaka e Janarit (Vjosa R. Osmani)facebook

59679_262026530626285_1973848632_nJanari i mori Kosovës disa prej bijve të saj më të shquar dhe atdhetarët më të devotshëm të çështjes kombëtare. Para disa ditësh përkujtuam Enver Malokun ndërkaq sot u bënë 32 vjet nga vrasja e heronjëve të Kosovës: Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, si dhe vrasja e Smajl Hajdarajt në vitin 2002. Po në të njëjtën datë, kishte ndërruar jetë edhe heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrio…ti – Skenderbeu, që i bashkoi shqiptarët për të luftuar për kombin dhe shtetin e tyre. Pas pak ditësh, më 21 janar, do të përkujtojmë edhe veprën e arkitektit dhe themeluesit të shtetit të pavarur të Kosovës, Presidentit historik – Dr. Ibrahim Rugova. Vepra dhe ideali i tyre le të jetë dritë udhërrëfyese për të gjithë ne që të punojmë në të mirë të vendit dhe për t’a mbrojtur lirinë për të cilën ata dhanë gjithçka.1560773_262069613955310_804646193_n

Lini një koment