Burim Ramadani: Vetëvendosje u vë haraç bizneseve
Sekretari organizativ i AAK’së së Ramush Haradinajt ka reaguar në lidhje me deklaratat e biznesmenit Ramiz Kelmendi, po ashtu nga kjo parti e cila shpesh është akuzuar publikisht si e përfshirë në haraç.
“Dita-ditës, po dalim fytyrat e vërteta të mashtruesve dhe manipuluese të tipit VV e shumë të tjerë.
Njëri prej biznesmenëve më të mëdhenj në Kosovë, Ramiz Kelmendi, dje denoncoi publikisht një aktivist të LVV për haraç ndaj tij.
250 mijë euro ia kërkon tipi i VV-së, kësaj partie sulmuese, etiketuese dhe “patriotike”.
Ndërsa, këta që e kanë gojën plotë kundër-haraç, dje e sot po heshtin.
VV-ja asnjë fjalë nuk e tha nëse ky haraçxhiu i ka paratë për VV-në apo për ndokënd aty veçanërisht.
Dmth e PRANON SE PO VËNË HARAÇ NDAJ BIZNESEVE NË KOSOVË.
Biznesmeni Ramiz Kelmendi njoftoi dje se për rastin e këtillë po merret policia dhe prokuroria.
Kjo është ana e tmerrshme e Kosovës. Bizneset nuk lejohen të zhvillohen, derisa njerëzit po vuajnë në varfëri”, shkruan Ramadani në facebook.