Sejdiu aktiv në Facebook, kërkon përkrahjen e qytetarëve
Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu ka vendosur të komunikoj me qytetarët e Kosovës edhe përmes rrjeteve sociale.
Ai e ka hapur faqen e tij në Facebook nga ku iu ka bërë thirrje përkrahësve të tij t’ia bëjnë like dhe t’i shkruajnë për problemet e tyre.
“Po ju drejtohem edhe përmes kësaj forme komunikimi, në mënyrë që të jem sa më afër Jush. Për mua gjithmonë kanë qenë, janë dhe do të jenë të rëndësishme mendimet dhe vlerësimet Tuaja. Prandaj, me kënaqësi pres kontributin tuaj në këtë komunikim, transmeton Express.
Unë kam qenë, jam dhe do të jem përherë me Ju, për të mirën Tuaj dhe për të mirën e vendit tonë të dashur! Shpresoj se do ta ndani këtë faqe me familjarët dhe miqtë tuaj”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
Ndryshe, Fatmir Sejdiu ka nisur garën për Kryetar të LDK’së, por kjo parti ende s’i ka shpallur zgjedhjet e brendshme.
Përkrahësit e Isa Mustafës kërkojnë që të shkojnë në zgjedhje nacionale me humbësinë e garës për Kryetar të Prishtinës, derisa këtë ide e kundërshton Fatmir Sejdiu.
Në intervistën e fundit televizive, Sejdiu ka thënë se në krye të LDK’së duhet të zgjedhet një njeri që e ngirt partinë e jo humbësi i qytetit më të madh të Kosovës.