Kalo te lënda

Rita Ora, gati për xhirimet e filmit erotik “Fifty Shades of Grey”

f1_16rita1389905418Rita Ora do të nis xhirimet e adaptimin filmik të romanit erotik, “Fifty Shades of Grey” në Vankuver këtë javë. Këngëtarja tashmë ka shkuar në Kanada pasi kaloi disa ditë për t’u përgatitur për rolin e saj në Los Anxhelos.

Por, si po e përballon Rita Ora presionin e paraqitjes në një film të shumëpritur, për të mos e përmendur se ky është debutimi i saj në karrierën e aktrimit?

Një burim i ka thënë “E! News” se ajo është “e emocionuar që është pjesë e filmit” dhe është e gatshme të luajë rolin e motrës së Christian Grey, Mia.

“Ajo nuk e di se për sa kohë të jetë në xhirime”, ka thënë burimi i brendshëm. “Vetëm pak muaj më parë ajo e kuptoi se do të ishte pjesë e këtij projekti”, transmeton Koha.net.

Dhe, si gjithçka në produksionin e filmit, edhe vendimet për ndarjen e roleve janë mbajtur sekrete deri në momentet e fundit.

“Ata janë munduar që të mbajnë gjithçka shumë të fshehtë. Nëse do të nisnin më herët ndarjen e roleve, do të ishte e vështirë për ta që ta mbanin sekret punën e tyre”, ka thënë i njëjti burim.

Ndërkaq, Ora për herë të parë e bëri publik lajmin për pjesëmarrjen në film në muajin dhjetor përmes Twitterit. “Është zyrtare! Jam përzgjedhur në filmin FiftyShades of Grey si motra e Christian, Mia”, kishte cicëruar këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova.

Bukuroshja 23-vjeçare do t’iu bashkohet grupit tjetër të aktorëve tashmë të zyrtarizuar për këtë film, Dakota Johnson dhe Jamie Dornan, si dhe Eloise Mumford (shoqja më e mirë e Kate), Luke Grimes (vëllai i Christian, Elliot), Victor Rasuk (shoku i ngushtë e Anastasias, José), Jennifer Ehle (nëna e Anastasias, Carla) dhe Max Martini (i cili luan rolin e truprojës së Christian Grey).

“Fifty Shades of Grey” pritet të shfaqet në kinema më 13 shkurt, 2015 – pikërisht në kohën e Shën Valentinit!

Lini një koment