Nisin rrenimet në Prishtinë
(E plotësuar) Ka filluar rrenimi i pjesës së objektit të Kompanisë “Elkos Group”.150 metra të këtij objekti nuk kanë leje ndërtimi (1.8%). Sipas Fatos Alimehaj, kërkesa për leje ndërtimi të kësaj pjese është bërë me 3 janar në urbanizëm.
—–
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me disa anëtarë të ekipit të tij ka marrë vendimin për rrënimin e objetit të kompanisë ‘Elkos Group’ në Kodren e Trimave.
Indeksonline nga vendi i ngjarjes njofton se rrënimi pritet të filloj për pak minuta. Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë, Fatos Alimehaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e bën këtë me qellim dhe ende pa marrë pergjigje nga drejtoria e urbanizmit.
Njëra pjesë e këti objketi ka leje por Inspektoriati i Komunës ka vendosur të rrënojë vetëm pjesën e tejkalimit te lejes. Në asistencë janë edhe Policia e Kosovës.