Kalo te lënda

Kultivonte kanabis në oborr të shtëpisë

fotoAPPYHHGUKultivonte kanabis sativa në oborrin e shtëpisë, por nuk ka mundur të vjelë prodhimin pasi i është dashur të largohej për të mos u prangosur nga policia.

“Odisesë” se shtetasit Hariz Veiz Murataj, 64 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Vajzë të rrethit Vlorë, i ka ardhur fundi, sepse është prangosur nga policia greke për llogari të policisë shqiptare.

Ky shtetas ishte dënuar me vendim të formës së prerë me 6 muaj burg nga gjykata a e Vlorës.

Arrestimi i tij është kryer nga autoritetet Greke ku ky shtetas i fshihej drejtësisë dhe është ekstraduar për në Shqipëri më datë 14.01.2014.

Më 23.06.2005 nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi policia e Vlorës gjeti në banesën e tij 34 kg lëndë narkotike dhe 65 rrënjë kanabis sativa të kultivuara në oborrin e shtëpisë.

Lini një koment