Kalo te lënda

Isa Mustafa mbron Ddonikën, megjithëse thotë se e ka tepruar pak

fotoLideri i LDK’së, Isa Mustafa i ka dalë në mbrojtje vajzës së Jusuf Gërvallës, Donikës, e cila ditë më parë lëshoi akuza të rënda në drejtim të Qeverisë, AAK’së dhe Vetëvendosjes.

Mustafa ka thënë se fushata kundër Donikës është e papranueshme.

” Kështu ndodhi edhe me zonjën Donika Gërvalla, e cila në një emision të Rubikonit shpalosi shumë vrojtime dhe mendime lidhur me Kosovën dhe më gjërë. Nuk dëshiroj të them se çfarë më pëlqeu dhe çfarë jo nga ai emision, por ajo që nuk më pëlqen është fushata që fillon të zhvillohet kundër saj”, ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton Express.

“Jo se atë e dëmton kjo fushatë, por nga fakti se po tregojmë një intolerancë dhe një mungesë të kulturës demokratike”, ka shtuar ai..

Mustafa ka dalë edhe kundër publikimit të videove dhe fotove të Donikës, e cila kishte me Enver Hoxhën.

Sidoqoftë, Kryetari i LDK’së ka thënë se edhe vlerësimet e skajshme nganjëherë tejkalojnë natyrën politike.

Në këtë formë, ai ka qortuar Donikën, e cila lëshoi akuza duke thënë se në dosjen e vrasje së babait të saj është edhe një zyrtar qeveritar, se Ramush Haradinaj është kriminel ordiner si dhe Albin Kurti komunistë.

“Është e vërtetë se cilësimet dhe vlerësimet e skajshme, nganjëherë kapërcejnë natyrën politike të të shprehurit dhe janë punë për të tjerët. Por në dritaret e mediave elektronike dhe në faqet e shtypit, këta muaj kemi përjetuar aq shumë vlersime që cënojne dinjitetin personal dhe familjar, aq të pavërteta dhe abuzime me të tanishmen dhe të kaluaran, që konsideroj se është një sinjal i mjaftueshëm se në këtë shoqëri duhet të mendojmë të ndërtojmë standard të përgjegjësisë, edhe për ata që shtrojnë pyetje edhe për ata që japin përgjigje, por edhe për ata që nxjerrin arikiva dhe gjysëminformata për të poshtëruar njerëz dhe familje. Duhet të krijojmë klimë që të thuhet e vërteta, me përgjegjësi”.

Lini një koment