Kalo te lënda

Dita e përjetësimit të heronjve

fotoSot mbushën pesë shekuj e 46 vjet kur pushoi së rrahuri zemra e gjeneralit të përmasave evropiane, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, si dhe 32 vjet nga vrasja në rrethana të paqarta e atdhetarëve Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Shtutgart të Gjermanisë.

Gjergj Kastrioti–Skënderbeu ka vdekur në Lezhë më 17 janar 1468 në moshën 63-vjeçare. Ai për 25 vjet me radhë e ndalon perandorinë osmane të depërtojë në zemër të Evropës dhe shqiptarët i mbron nga sundimi i huaj. Skënderbeu, realizon bashkimin e parë të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hap rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, shkruan KP.

Vepra dhe figura e Skënderbeut vlerësohet lart jo vetëm nga personalitetet politike evropiane të kohës së tij. Figura e Skënderbeut zgjon kureshtjen dhe admirimin edhe të shkrimtarëve dhe kompozitorëve të shquar të asaj kohe.

Shqiptarët janë pjesë e identitetit evropian. Këtë e dëshmon më së miri figura madhështore e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Po ashtu, sot mbushën 32 vjet nga vrasja në rrethana të paqarta e atdhetarëve Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Shtutgart të Gjermanisë.

Në kujtim të tre heronjve sot nga ora 10:30, bëhen homazhe te varrezat e Heronjve të Kombit në vendlindjen e tyre në Dubovik.

Në nderim në përvjetorin e rënies së heronjve, homazhe do të bëjë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, zyrtar komunal të Komunës së Deçani, prirë nga i pari i komunës, Rasim Selmanaj, përfaqësues të shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së.

Lini një koment