Digjet vetura në mes të Prishtinës
Një veturë është djegur në tërësi para disa çastesh pranë Fakultetit Teknik në Prishtinë.
Edhe pse nga flakët e mëdha nuk mund të shihej mirë se për çfarë marke të veturës bëhet fjalë, mësohet se të paktën të lënduar nuk ka pasur, raporton “Zëri”.
Pas disa minutash në vendin e ngjarjes kanë ardhur policia dhe zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin, ndërkaq nga vetura nuk kishte mbetur më asgjë.