A është Kim Kardashian shtatzënë?
Ylli televiziv Kim Kardashian nuk e fsheh dëshirën e saj dhe të fejuarit që të kenë një familje të madhe. Ndërsa këto dit nëpër media është përhapur lajmi se Kim është sërish shtatzënë.
“Kemi biseduar me dy burime që kanë thënë se Kim është përsëri shtatzënë”, ka shkruar portali ‘MediaTakeOut’ e diçka të ngjashme ka publikuar edhe US Weekly i cili ka theksuar se Kim do ta pres dasmën me bebe në bark.
“Ajo po pret që të jetë nuse shtatzënë, ndërsa dëshiron që ta ketë edhe një vajzë, pastaj dikur më vonë edhe një djalë. E pas gjithë këtyre portali ‘GossipCop’ ka demantuar të gjitha këto duke thënë që Kim nuk është shtatzënë. Mbetet të pritet deklarata e saj a është apo jo shtatzënë.