Kalo te lënda

30 policë bastisin trenin

fotoXBQF27EBKa qenë ora 13 e 30 minuta, kur rreth 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë futur me shpejtësi sot në trenin e linjës Pejë-Prishtinë, saktësisht në Drenas.

Të gjithë udhëtarët të cilët zbriten nga treni kaluan nëpër kontroll të ashpër të uniformave blu.

Më pas, policët e stacionit në Drenas të asistuar edhe nga njësitet e specializuara, filluan bastisjen e trenit, sipas skenarit, derisa ai ishte në lëvizje rrugës për Fushë-Kosovë.

Qëllimi i këtij operacioni ishte për sigurinë e udhëtarëve dhe të tilla operacione rutinore do të ketë edhe në të ardhmen.

Indeksonline ka arritur të siguroj pamje të këtij operacioni.

Flora Ahmeti, zyrtare për media në Policinë Rajonale në Prishtinë, ka thënë për Indeksionline se, sot është realizuar një aksion rutinë në trenin e linjës Pejë-Prishtinë.

Ajo tha se, në operacionin e gjerë rutinor të policisë, kanë marrë pjesë policët e Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, ata nga Stacioni i Drenasit e Fushë Kosovës.

Aksioni i policisë ka përfunduar në ora 14 e 50 minuta në stacionin e trenit në Fushë Kosovë dhe në të përveç disa armëve të ftohta dhe shufra metalike nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Ahmeti ndër të tjera ka shtuar se, në këtë aksion nuk është arrestuar asnjë person i dyshimtë.

Të tilla operacione do të ketë vazhdimisht në gjithë territorin e Kosovës kanë thënë zyrtare të Policisë së Kosovës. Një i tillë ishte realizuar gjatë vikendit edhe në lokalet në qendër të Prishtinë, me ç’rast ishin arrestuar 16 persona për armëmbajtje dhe posedim të substancave narkotike. /V.K/

Lini një koment