Sulmohet me thikë shqiptari në veri të Mitrovicës
Mbrëmë, rreth orës 23:00 të mbrëmjes, derisa po kthehej nga qytetit për në shtëpi, është sulmuar Pajtim (Njazi) Hyseni 24 vjeç, nga fshati Suhadoll i Poshtëm i Mitrovicës.
Ai është sulmuar në lagjen “7 shtatori”, në veri të Mitrovisë, në afërsi të Tre Rrokaqiejve.
“Një bandit serb prapa shpine e ka goditur me thikë, në pjesën e majtë mbi veshka. Pastaj (sulmuesi) me të shpejt ka ikur në drejtim të urës kryesore e cila është mbi lumen Ibër, në pjesën e okupuar të qytetit. Disa metra larg vendit të ngjarjes kishin qëndruar një grup tjetër serbësh. Pajtimi ishte i shtyrë të kërkoj ndihmën e mjekut. Në spitalin e Mitrovicës qëndroi deri sot, më 16.I.2014, deri në orët e mesditës. Ai tani është duke u kuruar në shtëpi”, thuhet në një kumtesë të KMDLNJ-së, Qendra Rajonale e Mitrovicës.
KMDLNJ dënon rastin në fjalë edhe reagon ashpër duke kërkuar nga organet e sigurisë që t’i kapin akterët e rastit në fjalë.