Shqiptari i kërkuar nga FBI-ja
Agjencia Federale e Hetimit në SHBA (FBI) shpall në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar Fabian Meme, i njohur edhe me emrat Fabjan Mema, Fabjan Maluka, Fabian Meme, Fabian Maluka.
Shqiptari akuzohet për “konspiracion për të kryer mashtrim me transferta parash, pastrim parash, falsifikim pasaportash, dhe trafikim me emra firmash të rreme; mashtrim me transferta parash dhe falsifikim pasaportash.”
“Njoftime të tilla përmbanin përshkrime dhe pamje automjetesh e sendesh të tjera për shitje, por ato sende nuk ekzistonin në të vërtetë. Konsiparatorët që luanin rolin e shitësve, më pas me anë të email-it negocionin me blerësit jo dyshues në Shtetet e Bashkuara. Këta “shitës” i dërgonin blerësve të viktimizuar fatura të rreme me udhëzime për pagesa në llogari bankare të mbajtura nga konspiratorë të tjerë në Shtetet e Bashkuara. Faturat e rreme ngjanin sikur ishin nga shërbime pagesash të ligjshme në internet. Këta konspiratorë hapnin llogari bankare amerikane me identitete të rreme, duke përdorur pasaporta false të prodhuara në Europë nga konspiratorë të tjerë. Kur viktimat transferonin para në llogarinë e identifikuar në faturat false, konspiratori i lidhur me atë llogari lajmërohej, dhe më pas ky i fundit tërhiqte të ardhurat dhe ia dërgonte me transfertë parash një konspiratori tjetër, bazuar në udhëzimet e dërguar me email,” thotë njoftimi i FBI.
Meme kërkohet si i dyshuar për pjesëmarrje në një skeme të sofistikuar mashtrimi në internet, ku pjesëmarrës të ndërmarrjes kriminale me baza në Rumani dhe vende te tjera të Europës, postonin njoftime për mallra për shitje në faqe interneti për tregje ankandesh. /Indeksonline/