Kalo te lënda

Nis gjykimi ndaj Radivojeviqit për krime lufte në Kosovë (Video)

f1_shkau1-jpg1389809845 Për krime lufte të kryera gjatë vitit 1999 ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë ka nisur shqyrtimi fillestar ndaj Ivan Radivojeviqit, i arrestuar verën e kaluar. Ai, para trupit gjykues, ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor për akuzën e EULEX-it, njofton KTV. Mbrojtja e tij ka propozuar si dëshmitar komandantin e njësisë rezerviste të forcave serbe, por prokurori ka paralajmëruar se nëse ai pranon të dëshmojë, mund ta përfshijë vetën në procedurë, për shkak të rolit të tij komandues.

Lini një koment