Kalo te lënda

Në Depcë arrestohen Burim Fazliu dhe Kamber Sahiti

Lajme_Arrest_22_676287841Policia kufitare  serbe, në vendkalimin kufitar  mes Kosovës dhe Serbisë në Muçibabë, edhe pse i ishin treguar vendimet e gjykatës serbe për lirimin e tyre, së pari i ka ndaluar rreth dy orë dhe pastaj i ka arrestuar dy ish-të dënuarit politik Burim Fazliun dhe Kamber Sahitin, të cilët prej kohësh ndodheshin në Gjilan, pasi që më herët ishin  liruar të mbroheshin në liri nga ana e Gjykatës serbe për krime lufte, e që ishin si pjesë e të ashtuquajturit Grupi i Gjilanit, të cilët u akuzuan  për krime lufte kundër serbëve, pastaj edhe u dënuan deri edhe në 116 vjet burgim, por Gjykata e Shkallës së dytë (Gjykata e Apelit), në datën 13. 11. 2013, i liroi ata nga aktakuza si plotësisht të pafajshëm.

Procedurat ligjore  serbe e japin shumë qartë rregulloren se në datën 08. 01. 2014, kur edhe zyrtarisht u publikua  vendimi për lirimin e të 17 Shqiptarëve të dënuar, brenda pak minutash me automatizëm është dashur të informohen Gjykata për Krime Lufte, Ministria e Drejtësisë, dhe e fundit Ministria e Punëve të Brendshme, që eventualisht të mos vij te ngatërresa të mundshme të tilla ligjore.

Të njëjtit këta dy shqiptarë menjëherë janë nisur të dërgohen para Trupit Gjykues të Gjykatës së Apelit në Beograd, dhe pritet që i njëjta kjo gjykatë t’i lirojë që nesër, natyrisht nëse nuk është i përgatitur ndonjë skenar anti-shqiptar i qeverisë serbe. /presheva.com/

Lini një koment