Kalo te lënda

Kada-Bujupi: Shteti ka humbur betejën me krimin

f1_16kada-logo1389887262Kryetarja e Aleancës së Gruas, Donika Kada-Bujupi, e ka cilësuar si alarmante rritjen e vrasjeve, vetëvrasjeve, vjedhjeve dhe sfidimin e shtetit.
Ajo ka përmendur faktin se fillimi i vitit ka nisur me dy tragjedi, vrasja e një të riu në oborr të shkollës dhe vetëvrasja e një 11 vjeçeje.
“Shteti ka humbur betejën me krimin, ku papunësia e varfëria nga dita në ditë po rriten, më të prekurit dhe më të dobëtit janë gratë dhe fëmijët. Vazhdimi i kësaj gjendje ka sjellë rritje të tragjedive familjare, depresionit dhe dhunës”, ka deklaruar Kada-Bujupi në një konferencë për media, raporton KTV.
Ajo u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që në shkolla të zbatohen shërbime profesionale pedagogjike nëpërmjet pedagogëve dhe psikologeve sepse, sipas saj, qytetarët e Kosovës duhet të krijojnë një mjedis në të cilin jetohet pa dhunë.

Lini një koment