Kalo te lënda

Ja sa pasuri ka Gjyste Vulaj…

fotoUMPAJ93QGjyste Vulaj është në mesin e pak këngëtareve të estradës muzikore që tregon se ajo ka një pasuri shumë të madhe të krijuar nga muzika. Në një artikull me titull “Pasanikët e estradës”, gazeta Zëri ka rreshtuar një varg të këngëtarëve të muzikës shqiptare të cilat besohet se kanë pasuri milionëshe.

Edhe pse një pjesë e tyre ngurrojnë të flasin për pasurinë dhe sa e çfarë kanë, Gjystja ka qenë në mesin e tyre që ka folur haptas, por edhe me krenari për gjithë ato çfarë posedon.

“Unë nuk e mbajë të fshehur pasurinë time të cilën ma ka dhuruar Zoti dhe natyrisht që tërë pasurinë që e posedojë e kam arritur me shumë mund. Sa i përket investimeve, kam shumë vende, patundshmëri të madhe në bregdetin e Ulqinit, kam vilën 4 kate “Rozana” me pishinë moderne në Ulqin. Kam tarracën e Belvederit po në plazhin e vogël që zhvilloj biznes qe 8 vjet”.

“Kam toka me sipërfaqe të madhe në plazh të vogël dhe në plazh të madh. Po ashtu në lumin Buna kam edhe shtëpizë vikendi prej druri. Në Tuz kam shtëpinë 2 kate, tokë sa të duash. Po ashtu kam edhe audio-studio për incizim ‘Prosound Rozana’ që 20 vjet. Ndërkaq një pasuri tjetër e kam edhe në Gjermani, një shtëpi trekatëshe me një oborr të madh. Kam një hotel, dhe një restorant në Gjermani”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Po sipas gazetës Zëri, Gjystja ka edhe 28 punëtorë që kryesisht punojnë gjatë sezonit verorë, ndërsa në shtëpi ka dy femra që kujdesen për pastrimin e shtëpisë. Pasuri tjetër e Gjystes janë edhe disa vetura që kushtojnë me mijëra euro.

“Kam disa vetura, motorskafa, të cilat i kam blerë mjaftë shtrenjtë”, shton ajo.

Edhe pse posedon tërë këtë pasuri, për Gjysten pasuria më e madhe vazhdon të mbetet familja dhe shëndeti. “Çdo gjë është 0 kur s’ke shëndetin e mirë, në fakt shëndeti i mirë dhe jeta s’blihen me para”, thotë ajo.

Lini një koment