Kalo te lënda

I detyronin me këndu për Milloshin e kundër NATO-s

fotoPJZS9K36Ka vazhduar në Gjykatën Themelore gjykimi ndaj Ivan Radivojeviqit, i akuzuar nga EULEX-i për krime lufte ndaj popullatës civile kosovare, në vitin 1999.

Dëshminë para gjykatës e kanë dhënë Sabit Jashari dhe Nefise Bajrami, vëllai i së cilës ishte kidnapuar më 26 mars 1999, në stacion të autobusëve në Fushë Kosovë dhe një vit më vonë ishte gjendur në një varrezë masive në Prishtinë. Ata kanë thënë se arritën të identifikonin Ivanin sepse ishte fqinj i tyre, raporton KTV.

Pasi kishin ndarë burrat nga gratë e fëmijët, dy dëshmitarët kanë treguar se kishin parë pjesërisht dhe kishin dëgjuar se si i rrihnin ata.

“Mos e ktheni kokën prapa se do t’iu vrasim”, ka shpjeguar Nefise Bajrami, e pyetur pse nuk kishin parë kur forcat serbe po rrihnin burrat. “I detyronin me këndu për Milloshin e kundër NATO-s”, ka vazhduar ajo rrëfimin.

Pas gjithë këtyre maltretimeve, me vete serbët kishin marrë vëllanë e saj Haki Bajramin, Zejnullah Berishën dhe 2 persona tjerë, të cilët u vranë pastaj.

EULEX-i po e gjykon Ivan Radivojeviqin për krime lufte, nën dyshimin se me së paku 10 paramilitarë tjerë serbë kanë keqtrajtuar rreth 40 burra kosovarë civilë në Fushë Kosovë.

Lini një koment