Kalo te lënda

Ariana me set të ri fotografish (Foto)

ariana-dimrin-e-b-euml-n-ver-euml-foto_hdModelja shqiptare, Ariana Cena, është kthyer duke goditur sërish tregun evropian me një set të ri fotografish.

Ariana, e njohur për linjat e saj të përkryera trupore, është një prej modeleve më të njohura në Gjermani. Ajo jeton dhe vepron në Gjermani dhe së fundmi ka realizuar një set fotografik mjaft seksi dhe elegant.

Fotografitë i ka realizuar fotografi Tobi Zum Schiessen, teksa për make up është përkujdesur Claudia Astorino, kurse për stilimin vet modelja.

Ndonëse mjaft atraktive, ajo edhe një herë ka mbajtur fjalët e nuk dëshiron të bëjë fotografi nudo.

Ariana Cena ka qenë fytyrë e kompanisë së madhe gjermane C&A, teksa ka punuar edhe per kompaninë telefonike E-Plus dhe avio-kompaninë më të madhe gjermane, Air Berlin.

Ariana ka qenë edhe pjesë e emisionit “Deal or no Deal” në kanalin gjerman Sat. 1.

Ajo ka xhiruar spote publicitare për kompanitë L’oreal, Jim Beam dhe Air Berlin. /Telegrafi/

Lini një koment